Aksident përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, shpëtojnë pa lëndime drejtuesit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premteje, përgjatë autostradës Tiranë Durrës.

Fatmirësisht nga përplasja nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihet se si ka ndodhur aksidenti, siç shihet dhe nga video e siguruar nga Syri.Net, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të përplasjes së dy automjeteve.

Ndërkohë aksidenti ka shënuar edhe radhë automjetesh përgjatë autostradës, e cila është mbingarkuar edhe si pasojë e punimeve që po kryhen për zgjerimin e saj.