Shqipëria U-16 mposhtet nga Suedia në turneun ‘UEFA Development’

Shqipëria U-16 zhvilloi ndeshjen e dytë në kuadër të turneut UEFA Development Tournament U-16, duke u përballur me Suedia U-16. Takimi i luajtur në Shtëpia e Futbollit përfundoi me fitoren 2-1 të suedezëve.

Skuadra e drejtuar nga Armand Dama e nisi ndeshjen me formacionin: Marsid Hoxha në portë, ndërsa në mbrojtje dhe mesfushë u aktivizuan Ibrahimi, Nikolli, Nezaj, Ajvazi (kapiten), Sina, Como, Keqi, Basha, Zhara dhe Sharka në sulm.

Pjesa e parë u karakterizua nga përpjekjet e kuqezinjve për të kontrolluar lojën, por ishte Suedia që kaloi në avantazh në minutën e 27-të me golin e Milo Pavlovic. Shqipëria reagoi duke krijuar disa mundësi të mira për barazim, por pa sukses në finalizim.

Në fillimin e pjesës së dytë, Shqipëria arriti të rikthehej në lojë. Në minutën e 53-të, Gentian Sharka shënoi golin e barazimit, duke i dhënë shpresë ekipit për një rezultat pozitiv. Kuqezinjtë vazhduan të sulmonin dhe të krijonin raste, por në momentin më të mirë u ndëshkuan sërish. Në minutën e 65-të, Maarrouf Yahya Abdou realizoi golin e dytë për suedezët, që rezultoi vendimtar.

Gjatë pjesës së dytë, trajneri Dama aktivizoi edhe disa lojtarë të tjerë si Muji, Hyseni, Rrena, Lajiq, Cekrezi, Mile, Sulaj dhe Xhemali, duke kërkuar freski në lojë, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Ndeshja e fundit e turneut për Shqipërinë U-16 do të jetë ndaj Austria U-16 më 6 prill, në orën 11:30, sërish në “Shtëpinë e Futbollit”, ku kuqezinjtë do të synojnë të mbyllin garën me një paraqitje pozitive.