Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz
Një plagosje ka ndodhur pak më parë në Kamëz.
Sipas burimeve për Syri TV bëhet me dije se një grua është plagosur ndërsa ngjarja dyshohet të ketë qenë aksidentale. Mësohet se bashkëshorti i të plagosurës ka qenë duke pastruar çiften.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes por pritet të zbardhen në vijim.