VIDEO/ 63-vjeçari ndërron jetë në spital, s’u mbijetoi dot plagëve të marra pas konfliktit me disa persona
63-vjeçari Ismail Aliaj i cili mbeti i plagosur rëndë si pasojë e një konflikti, ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.
Sipas burimeve mjekësore, ai ka marrë goditje në pjesën e fytyrës në grykë, plagë të cilat kanë rezultuar fatale, duke mos mundur t’u mbijetojë dëmtimeve.
Ndërkohë, djali i viktimës ka mbetur i lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Vlorës është vënë në ndjekje të autorëve, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen Pavarësia, në afërsi të rrugës “Çipaj” në Vlorë, pas një sherri mes disa personave.
Vlorë / Informacion paraprak
Vlorë / Informacion paraprak
Sot, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur “Rruga e Çipave”, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi I. A., 63 vjeç, është goditur me grushte nga dy shtetas, tashmë të identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe vijon puna për kapjen e tyre.
Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi I. A, ka humbur ndjenjat dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku më pas ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.