SYRI TV/ Dhunohet në Vlorë mësuesja 45-vjeçare, shkak mosëmarrëveshja për tarifat e pallatit
Tarifat për mirëmbajtjen e pallatit duket se ka qenë shkaku që është dhunuar mësuesja 45 vjecare ne Vlorë. Kjo e fundit tregon momentet e dhunës, duke akuzuar bashkëshortin e administratores së vetëshpallur të pallatit si autor të ngjarjes. Mesuesja rrëfen dhunen ndaj saj si dhe me pas denoncimin në polici për kapjen e autorit.
Ndërkohë që babai i saj, 71-vjeçari Ilirian Lena, tregon se situata është përshkallëzuar që prej muajit dhjetor Sipas tij, jo vetëm vajza, por edhe ai vetë është ndjerë i kërcënuar dhe i dhunuar nga persona të lidhur me administratoren e pallatit.
Banorët pretendojnë se tarifat për ashensorin dhe mirëmbajtjen janë të larta dhe të pajustifikuara, çka ka sjellë edhe refuzimin e pagesave nga disa familje. Policia e Vlorës ka nisur hetimin për të zbardhur dhunën ndaj mësueses.