SYRI TV/ Shpopullohet fshati Fierzë i bashkisë Belësh, shkak largimi i të rinjve

Fshati Fierzë i bashkise Belesh tashme renditët në ato zona që janë shpopulluar për shkak të largimit të të rinjve.

Këta të fundit duke mos e parë bujqësinë si një mundësi për të qëndruar ne fshat, e kanë braktisur dhe kanë ikur jashtë Shqipërisë. Banorët thonë se në fshat ka vetëm të moshuar.

SYRI TV

Dyer të mbyllura me dryn dhe shtëpi ku jetojnë vetëm të moshuar. Kjo është pamja që të ofron fshati Fierzë i bashkise Belësh sapo hynë në të.

Shkak për këtë situata është largimi i të rinjve, të cilët nuk e shohin të ardhmen e tyre te bujqësia edhe pse ajo ka pasur prodhim të lartë në këtë zonë.

Sipas banorëve, sot në fshat jetojnë kryesisht të moshuarit, zakonisht nga një ose dy persona në çdo banesë.

Kjo situatë është bërë tashmë e zakonshme në shumë fshatra të zonës së Belshit e qarkut të Elbasanit.