SYRI TV/ Rriten çmimet e produkteve, boshatisen tregjet - Qytetarët në Lezhë e Fier: Nuk blemë dot asgjë

Tregjet e fruta perimeve janë boshatisur nga blerësit për shkak të rritjes së çmimeve të shportës. Qytetarët thonë se kanë hequr dorë nga marrja e disa ushqimeve për shkak se nuk i përballojnë dot. Teksa më të prekurit janë pensionistët të cilët shprehen se me pensionin që marrin nuk u del as për të blerë ilaçe.

Syri TV

Rritja e çmimeve të produkteve të shportës ka sjellë efektin e uljes së fuqisë blerëse në tregjet e vendit. Në Lezhë qytetarët shprehen se çmimet e fruta-perimeve nuk janë të përballueshme dhe se pensionet e tyre nuk mjaftojnë për asgjë. Kjo situatë po i detyron të reduktojnë blerjet duke zgjedhur vetëm produktet me të domosdoshme.

Pensionistet janë ata që janë goditur më shumë nga rritja e çmimeve duke u shprehur se shumë produkte nuk arrijnë ti marrin për shkak se nuk i përballojnë dot me paratë që marrin.

Nga ana tjetër, edhe tregtarët përballen me vështirësi të mëdha. Ata thonë se mungesa e klientëve ka detyruar shumë prej tyre të mbyllin aktivitetin.

Kjo situatë tregon një krizë të dyfishtë: rritjen e çmimeve dhe rënien e fuqisë blerëse, duke e kthyer tregun në një vend të zbrazët.