‘Bursa Rama e Naftës - 10 abuzime, 1 zgjidhje’ - Berisha mbledh sot ekspertët për krizën e karburanteve
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha do të diskutojë gjatë pasdites së sotme me ekspertë të ndryshëm për rritjen stratosferike të çmimeve te karburanteve.
“Bursa Rama e Naftës - 10 abuzime, 1 zgjidhje”, kjo është tema e takimit që do të zhvillohet në selinë e demokratëve.
Njoftimi nga PD:
Në ora 18:00, Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, do të zhvillojë takimin “Bursa Rama e Naftës-10 abuzime, 1 zgjidhje”, me Departamentet e Burimeve Natyrore, Ekonomisë, Financave, Bujqësisë dhe Çështjeve Sociale, në sallën “Pjetër Arbnori”, selia e PD-së.