", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/April/03/auto_Screenshot_241775220668.jpg", "width": 900, "height": 511 } }

'Do të pimë kafenë bashkë me Mateon dhe të festojmë fitoren e të dyve', Daja i bën surprizë nga ajri Brikenës

Sot në Big Brother VIP Albania, Brikena u surprizua nga daja i saj, i cili i dërgoi një mesazh të veçantë përmes një droni.

Në letrën që fluturonte nga ajri shkruhej: “Do të pimë kafenë bashkë me Mateon dhe të festojmë fitoren e të dyve”.

Brikena u përqafua me Mateon, Shendritin dhe Selinin.

Ky moment ka një rëndësi të veçantë, pasi më parë Mateo kishte treguar se daja i Brikenës njëherë i kishte prerë rrugën kur ai donte të takohej me të, duke e bërë surprizën nga ajri një moment të veçantë për çiftin.

Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 5 është konfirmuar dhe do të zhvillohet më 18 prill.

Në natën finale do të garojnë vetëm katër finalistë, duke bërë ditët e ardhshme vendimtare për banorët e mbetur.

Aktualisht në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ndodhen nëntë konkurrentë: Selin, Mali, Miri, Rogerti, Juela, Mateo, Brikena, Shendriti dhe Edisa. /Telegrafi

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)