‘E dua shumë Madridin’, Çelsi ndëshkon Enco Fernandezin pas deklaratës së bujshme
Enco Fernandez deklroi se do ti pëlqente shumë të jetonte në Madrid dhe menjëherë kanë shpërthyer tifozët në rrjetet sociale duke u shprehur se ai dëshiron të largohet nga Çelsit për Realin.
“Siç i them gjithmonë gruas sime Valu, nëse do të më duhej të zgjidhja një qytet për të jetuar në Evropë, do ta doja Madridin. E dua Madridin. Është shumë i ngjashëm me Buenos Airesin, madje edhe ushqimi”, tha ai për Luzu TV.
Për shkak të kësaj deklarate, ai është ndëshkuar nga Çelsi me dy ndeshje pezullim.
“Fola me Encon një orë më parë. Si klub, duke qenë unë pjesë integrale e këtij procesi, kemi marrë një vendim. Ai nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e nesërme dhe nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër Mançester Sitit të dielën e ardhshme”, konfirmoi Liam Rosenior në një konferencë për shtyp.