Nipi ekzekutoi gjyqtarin Kalaja në sallë/ Gjon Shkambi vijon kërkesat për lirim nga burgu
Gjon Shkambi xhaxhi i Elvis Shkambit autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja kërkon ndryshimin e masës së sigurisë.
Ai ndodhet i izoluar në qeli që prej tetorit të vitit të shkuar, ku prokuroria dyshon se ai mori pjesë në krimin e rëndë brenda gjykatës së apelit në momentin kur Kalaja shpalli vendimin.
Seanca ndaj Shkambit është caktuar për t’u zhvilluar me datën 8 prill ku këtë kërkesë do ta shqyrtojë në apel gjyqtari Taulant Banushi.