Mblidhet Bordi i Transparencës, nafta pritet të shkojë mbi 220 lekë
Bordi i Transparencës është mbledhur për të përcaktuar çmimet e reja të naftës, e cila pritet të shtrenjtohet në mbi 220 lekë për litër.
Aktualisht nafta tregtohet me 218 lekë dhe pritet që të shkojë përtej kufirit të 220 lekëve, që automatikisht aktivizon uljen me 20% të akcizës së naftës, sipas vendimit të qeverisë.
Që prej datës 28 mars një litër naftë shitet 218 lekë, ndërsa benzina me 181 lekë/litri.
Në Shqipëri, elementi që shton më shumë barrën fiskale është taksa e qarkullimit prej 27 lekë për litër. Akciza është fikse, 39.4 lekë për litër dhe 3 lekë është taksa e karbonit. Mbi këto llogaritet TVSH-ja, që është 20% mbi çmimin final (përfshirë taksat e tjera), ndryshe nga rajoni që TVSH nuk e ngarkon mbi taksat e tjera.