VIDEO-Skenë horrori në Bulgarec/ 78-vjeçari u gjet nga postieri që shkoi t’i jepte pensionin, në kokë kishte...

Detaje të reja janë raportuar nga vrasja e 78-vjeçarit në fshatin Bulgarec të Korçës, i identifikuar si Gëzim Vija.

Gazetarja e Syri TV, ka bërë të ditur se trupi i pajetë i të moshuarit u zbulua mëngjesin e së enjtes nga punonjësi i postës, i cili shpërndan pensionet në zonë. Ai ka tentuar ta thërrasë 78-vjeçarin për të dalë, por pasi nuk ka marrë përgjigje, ka njoftuar fqinjët. Më pas, dera e banesës është hapur dhe në një nga dhomat është gjetur trupi i pajetë i viktimës.

Ekspertiza mjekoligjore ka konstatuar se 78-vjeçari kishte një plagë të thellë në kokë, e shkaktuar me një mjet të fortë, e cila dyshohet se i ka sjellë vdekjen. Hetimet paraprake sugjerojnë se viktima dhe autori mund të jenë përleshur para se të ndodhte goditja fatale.

Ndërkohë, policia dhe ekspertët janë rikthyer sërish në vendin e ngjarjes për të vijuar kërkimet, pasi ende nuk është gjetur mjeti me të cilin është kryer krimi.

Vijon marrja në pyetje e familjarëve dhe të afërmve të viktimës, por deri më tani deklarimet e tyre nuk kanë dhënë informacion të vlefshëm që mund të ndihmojë në identifikimin e autorit.

Fqinji i viktimës:Gëzimi ishte i respektuar me të gjithë njerzit...

"Unë banoj jashtë shtetit,kur erdha këtu më thanë për Gëzimin. Ne u çuditëm… Kur ikte na respektonte, me fëmijë, gra,burra ishte shumë i respektuar. Nuk e di si ndodhi kjo, nuk ka patur konflikte me asnjë, dyer, makina hapur i linim, është lagje e qetë.

Ishte më i miri nga e gjithë lagjia. Unë jetoj jashtë,pardje kam ardhur, kur e mora vesh nuk më erdhi mirë. Konflikte me asnjërin s'ka pasur, me djemtë shkonte shumë mirë. Ishte pensionist ndërsa i biri vinte punonte këtu si mekanik, vinte çdo darkë punonte me lavatriçe, frigorifera", është shprehur fqinji i 78-vjeçarit, që dyshohet se u vra në banesën e tij.