AP: Macron dhe Lee Jae-myung gati të bashkëpunojnë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit
Presidentët e Francës dhe Koresë së Jugut, Emmanuel Macron dhe Lee Jae-myung, kanë rënë dakord të punojnë së bashku për të rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe për të lehtësuar pasiguritë ekonomike globale të shkaktuara nga lufta në Lindjen e Mesme.
Macron , pas takimit në Seul, theksoi nevojën për bashkëpunim midis dy vendeve për të kontribuar në uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe për të siguruar kalim të sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit , raporton Associated Press (AP).Li tha se të dy udhëheqësit konfirmuan gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar për të siguruar rrugë detare të sigurta në Ngushticën e Hormuzit.
Detajet e hapave specifikë nuk u njoftuan dhe udhëheqësit nuk iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve.
Kjo është vizita e parë e Macron në Korenë e Jugut që kur mori detyrën në vitin 2017.