Zinxhiri i vrasjeve në Ksamil, zbulohet vendndodhja e të dyshuarit kryesor për ekzekutimin e Bardhit

Zbardhen detaje të reja në lidhje me dosjen e vrasjes së Aleksandër Bardhit dhe hetimit të saj. Një prej personave që ishte në arrati, duket se prej muajsh është i arrestuar, por jo në Shqipëri.

21-vjeçari Albiano Xhezairi, mësohet se ndodhet  prej më shumë se 3 muajsh i prangosur në Athinë. Ai është arrestuar nga policia greke në një operacion që  është mbajtur i fshehtë për publikun për 6 dite me radhë.

Xhezairi është kapur në lagjen “Galatsi” të Athins më 11 maj 2017. 21-vjeçari akuzohet se është i pjes e një grup kriminal të trafikut te drogës nga Shqipëria në Greqi dhe kishte rolin e personit që vinte nga Athina në kufirin e gjelbër, merrte drogën dhe e magazinonte atë në banesën që kishte marrë me qira në Athinë.

Kontrolli në banesë i zbuloi atij mbi 3 kg 800 gram marijuanë, 1 pistolete, 1 thikë dhe 1 peshore.