'Pse ti urdhëron të flas apo jo...'/ Gjyqi ndaj Veliajt - Ols Dado përplaset me Maks Haxhinë, Abule kërkon veçim të çështjes
Në GJKKO vijon sot gjyqi në themel ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, 16 persona të tjerë dhe 12 shoqëri.
Në seancë ndodhet dhe Fatjon Baçi, ish polici i burgjeve i cili I ka dhënë telefonin Veliajt të komunikojë gjatë kohës që po shoqërohej në paraburgimin e Durrësit.
Seanca nisi me debat mes prokurorit Ols Dado dhe avokatit Maks Haxhia i cili mbron Ajola Xoxën. Vetë Veliaj nuk ndodhet në seancë. Ndërkohë avokati i tij, Plarent Ndreca ka kërkuar më shumë kohë me pretendimin se nuk është njohur me të gjitha fashikujt. Ndërsa avokati i mikut të familjes Veliaj, Elman Abule ka kërkuar ndarje të çështjes dhe gjykim të shkurtuar për klientin tim. Edhe disa të pandehur të tjerë kërkojnë ndarjen e çështjes.
Gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj zbardh pjesë nga debati brenda në seancë.
Fation Baçit iu caktua avokate kryesisht Pranvera Doçi.
Maks Haxhia që mbron Ajola Xoxën: Jam legjitimuar të ndjek ligjin. Avokatët që keni caktuar kryesisht janë njohur me dosjen hetimore apo jo? Pra përfaqësuesja ligjore Pranvera Doçi e caktuar kryesisht për Fatjon Baçin. Duam të bëjmë proces jo sa për të pasur një avokat. Ka një këshill disiplinor atje dhe e shohim…. Të lutem prokuror të mbaroj unë. Sepse po bëhet qesharak procesi.
Ols Dado i drejtohet Maks Haxhisë: Nuk je kryetar i dhomës zotëri je avokat i të pandehurit. Këtu përfaqësoni tagra të të tjera
Maks Haxhia: Iu drejtova gjykatës.
Ols Dado: Mos e lejoni e nderuar gjykatë të flasë.
Maks Haxhia: Ju keni pushtetin, ne kemi fjalën do të flas, ti mos fol
Ols Dado: pse ti urdhëron të flasë apo të mos flas unë
Gjyqtarja Engjellushe Tahiri: Si ju ashtu edhe Maks Haxhia mbroni të pandehur në proces. Ju mund të keni tagra të tjera por këtu jeni vetëm mbrojtës ligjor.
Plarent Ndreca, avokati i Veliajt: Jeni ju të që vendosni. Të gjithë cka janë këtu janë për shkak të gjyqit të Erion Veliajt. Dhe cilësitë e një avokati nuk mund të ndalen nëse shikohet një problematikë. Ju kam kërkuar orare se kur unë të vijë në gjykatë dhe të konsultohem me dosjen. Më 26/03 kam filluar studimin e dosjes dhe mu tha se do vijnë në mënyrë elektronike unë kam qënë fizikisht në gjykatë për të fituar kohë dhe për të lexuar 60 mijë faqe dhe 1 mijë e më shumë prova. Mungojnë fashikujt nga 142 deri tek 146. Dua të shqyrtoj se çfarë mungon nga kjo dosje. Rrezikon qe ky proces të bie ndesh me konventën europiane.
Romina Zano, avokate e Elman Abule: Kemi kërkuar ndarje të çështjes dhe gjykim të shkurtuar për klientin tim Elman Abule. Arsyeja pse kërkojmë ndarjen lidhet me shkaqet procedurale. Ndodhemi në fazë shqyrtimi gjyqësor dhe vlerësojmë se mbajtja e procedimit të përbashkët do cënonte qartësinë e procesit për klientin tim. Vepra penale që akuzohet Elman Abule lidhet me gjykatë të juridiksioni tjetër dhe jo Gjykatës së Posacme. Pra ndryshe kompetenca lëndore duhet të shkojë në një gjykatë tjetër. Faktet për Elman Abulen janë të pavarura me të pandehurit e tjerë.
Avokat Dritan Jahja- I pandehuri Mirton Likaj- Shoqeria Lani Shpk: kjo gjykatë nuk është kompentente për këtë vepër që akuzohet klienti im. Kërkoj që të shkojë në Gjykatë të Tiranës.
Avokati Frosina Bollo: Gjykim të shkurtuar përmban kërkesa jonë e kemi bërë dhe në seancë paraprake por kërkojmë edhe ndarjen e cështjes.
Edhe Adela Kondakçiu kërkoi ndarjen e çështjes përmes avokatit Leonard Prenga.