Panik te Kolumbia, James Rodriguez përfundon në spital pas ndeshjes me Francën

James Rodriguez është shtruar në spital në Minesota, SHBA, pas një ndeshjeje miqësore që luajti për Kafeteros kundër Francës.

Ish-lojtari i Real Madridit nënshkroi së fundmi një kontratë afatshkurtër (deri më 30 qershor) me Minnesota United dhe luajti 63 minuta në humbjen 3-1 të Kolumbisë ndaj Francës në një ndeshje përgatitore për Kupën e Botës.

Fatkeqësisht, ylli kolumbian pësoi dehidratim të rëndë pas ndeshjes kundër Francës, siç u njoftua nga Federata Kolumbiane e Futbollit.

Megjithatë, Rodriguez nuk shfaqi menjëherë simptoma, vetëm deri në kthimin e tij në Minneapolis: “Është konfirmuar, pas vendosjes së komunikimit me një qendër mjekësore në shtetin e Minesotës, se mesfushori mbetet nën vëzhgim profesional për shkak të një gjendjeje mjekësore që nuk lidhet me aktivitetin e tij sportiv”, deklaroi federata në një deklaratë.