Çim Peka zbulon pse ambasadorja amerikane e Athinës takoi Ramën

Gazetari dhe moderatori Çim Peka zbulon arsyen e vizitës së ambasadores amerikane në Greqi mbrëmjen e 12 marsit 2026 në kryeministri.

Gjatë emisionit ‘Çim Peka Live’ mbrëmjen e sotme moderatori tha se vizita e saj kishte qëllim negociata private për firmën Aktor të cilit Rama i anuloi tenderin e rrugës Tiranë- Elbasan, pas hapjes së tunelit.

’Ambasadorja amerikane në Greqi ka ardhur për të negociuar privatisht për 'Aktor' që të mos e çoj në gjyq në Strasburg qeverinë shqiptare dhe Rama ta zgjidhë pa Strasburgun. Ajo ka ardhur për Aktor. Rama dhe Balla kanë drekuar në Athinë me pronarin e Aktor., Është shërbim privat..” tha ai.

Mbrëmjen e 12 marsit qarkulloi videoja ku Kimberly Guilfoyle, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Athinë, pritet në hyrje nga kryeministri Rama.

Atëherë vizita e ambasadores Guilfoyle në Kryeministri nuk u njoftua zyrtarisht dhe Kryeministria nuk pranoi ta komentojë takimin

As Ambasada Amerikane nuk ka bërë ndonjë njoftim zyrtar për këtë vizitë.

Sipas verifikimeve, Guilfoyle, e cila në Athinë njihet shpesh si “zonja e hekurt e diplomacisë amerikane”, nuk ishte shoqëruar dhe as pritur nga personeli i ambasadës amerikane në Tiranë.