Shehu denoncon: Qeveria po shkatërron Universitetin e Gjirokastrës, por ai do të ringrihet me rënien e regjimit

Në një postim në rrjetet e tij sociale,  Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu u shpreh se degradimi i Universitetit të Gjirokastrës nga qeveria është një strategji e qëllimshme për të shkatërruar institucionet periferike të arsimit, por sipas tij, kjo nuk do të zgjasë dhe universiteti do të ringrihet me rënien e këtij regjimi.

Ai denoncoi mënyrën se si autoritetet kanë tentuar të minimizojnë rolin dhe influencën e universiteteve përmes kontrollit politik, patronazhit dhe reduktimit të autonomisë financiare e akademike, duke synuar zhdukjen e personaliteteve intelektuale dhe të vlerave të tyre historike.

Shehu theksoi se kjo është pjesë e një procesi të gjerë që synon të kufizojë dijen dhe lirinë e mendimit, por ringritja e Universitetit “Eqrem Çabej” do të jetë një motor i domosdoshëm për zhvillimin dhe ringjalljen e Gjirokastrës pas rënies së regjimit.

Postimi:

Rama, kerkon te degradoje Universitetin e Gjirokastres, por ai do te ringrihet me renien e rregjimit!
Ka nje strategji te ketij rregjimi prej vitesh per te shkaterruar Universitetet periferike, nder ta ne krye te listes eshte ai i Gjirokastres, si nje „margaritar“ i vertete qe eshte.
Per te zhdukur fizonomite e tyre, autoritetin e vlerat imponuese ne nivel qytetesh, qarku apo dhe kombetar, qe kane fituar ne dekada.
Per te fshire ato qendra dijesh e intelektualizmi, qe si te tille bien ndesh me shkeljet e lirive, jane e kunderta e patronazhimit.
Dhe degradimi fillon qe nga keq perdorimi i tyre, ne radhe te pare politik, nepotik e patronazhist.
Nga ulja e rolit te tyre te spikatur ne funksion te shkences, dijes e personalitetit njerezor.
Nga perpjekjet per t’i atrofizuar ata qofte edhe financiarisht.
Kjo po ndodh prej vitesh me nje nga me te mirenjohurit prej tyre, me Universitetin e Gjirokastres, nje simbol per ate Qark vete simbol.
Kerkohet te zvogelohet, te ulen kurset, studentet, te rrudhet per tu zhdukur.
Hidhen „teori“ per te fshire edhe ate pak autonomi qe u ka mbetur, nqs u ka mbetur.
Per t’i kthyer ne „filiale“ te Universiteteve te Tiranes.
Apo per te minimizuar rolin e tyre, aty ku ky rregjim nuk do te mundet t’i mbylle krejtesisht.
Kjo tentohet te realizohet hap pas hapi, mbi nje plan strategjik prej vitesh edhe me ate Universitet, simbol jo vetem te Jugut te Shqiperise.
E bazuar kjo nga frika, qe ka ky rregjim nga intelektualizmi, intelektualet, njerezit e lire, mendjet e hapura, dijet e progresi.
Synohet „avullimi“ i atij Universiteti si pjese e procesit te „pastrimit etnik“, qe po aplikohet ne Qarkun e Gjirokastres, duke ulur ne pak vite popullesine e tij, forcen e tij ekonomike, me 45%.
Krim kombetar ky.
Krim qe duhet ndalur, dhe qe do te ndalohet me cberjen e rregjimit.
Per te krijuar perseri kushtet qe ai Qark historie, kulture, patriotizmi te filloje te „ringjallet“!
Dhe pjese e motor thelbesor i kesaj „ringjallje“ do te jete edhe ringritja e Universitetit „Eqrem Cabej“, si simbol e shtytes per zhvillimin.
PS. Keto do te thoja sot ne Kuvend, nqs punimet e tij nuk do te ishin nderprere nga arbitrariteti i drejtuesve te „Rilindasve“!