‘Procesi IBAR, i bllokuar’, Zhulali: Balluku dhe droga, themeli i pezullimit të integrimit!
Ekspertja për Çështjet Ndërkombëtare në PD, Ilda Zhulali shprehet se ndryshe nga sa po përpiqet ta shesë si arritje, kryeministri Edi Rama, përparimin në proceset integruese të Shqipërisë në BE, e vërteta është krejt tjetër.
E ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, Zhulali tha se Rama po përpiqet të bëjë teatër me ‘arritjet’ e integrimit, ku në të vërtetë vendet anëtarë e kanë bllokuar atë, duke e kushtëzuar me çështjen Balluku, çështjet e korrupsionit dhe çështjet e drogës, për të cilët theksoi se në Shqipëri janë problemi kryesor.
Zhulali u ndal edhe në alarmin e lëshuar nga ambasada amerikane në Tiranë, për të cilin tha se është një sinjal serioz që bëhet vetëm në raste kur ekziston një kërcënim real dhe i prekshëm, i cili mund të cenojë sigurinë dhe jetën e shtetasve amerikanë.
Sipas Zhulalit, ky nuk është një paralajmërim i përgjithshëm për rajonin, por një alarm specifik për territorin shqiptar, ku qëndrimet e ashpra politike të Shqipërisë ndaj Iranit, të kulmuara me një rezolutë të posaçme parlamentare, që tejkaloi edhe qëndrimin e Bashkimit Evropian, shihen si një nga motivet kryesore që e vendosin vendin në shënjestër.
Ky është teatri që do të bëjë ai. Por thelbi është ky që vendet anëtare e kanë bllokuar Edi Ramën, nuk është raporti i komisionit ai që na kualifikon për të vazhduar me mbylljen e negociatave, po janë vendet anëtare dhe ato kanë thënë që çështja e Belinda Ballukut, por jo vetëm, edhe çështjet e korrupsionit dhe çështjet e drogës në Shqipëri janë problem kryesor dhe nuk do të ka përshtypje, nuk ka asnjë dyshim për këtë se pashë dhe reagimin e studentit, domethënë kur arriti tek ai t'i bënte një artikuj. Ai përpiqet që të shesi këtë lajm, kështu që ky lajm është, është i djegur në kuptimin që nuk është i vërtetë.
Për lajmin që nxori dje ambasada amerikane, sidomos për reagimin që kemi sot qeveritar, se kjo është pjesë që i intereson publikut, se publiku nuk është kaq naiv sa të mendojë që si maxhoranca, që ju tek ambasadës të bëjë një njoftim, por është ekzagjeruar, prishi qetësinë, prishi atë paqen tonë në këtë vend të lëvduar buzë Adriatikut. E para, ky nuk është një lajm rutinë që e nxjerr ambasada herë pas here, thua se është ndonjë lajmërim për thjesht për të vizituar site turistike. Ky është një lajmërim që bëhet në raste kur ka rrezik për sigurinë e qytetarëve amerikanë. Bëhet në raste kur realisht ka elementë që mund ta cenojnë sigurinë dhe jetën e qytetarëve amerikanë në një shtet të caktuar dhe në këtë rast bëhet fjalë për Shqipërinë.
E para, nuk është lajm rutinë. E dyta, një lajm të ngjashëm nuk e gjen në asnjë nga vendet e tjera të rajonit. Pra, nuk është që është bërë një shpërndarje masive. Po e gjejnë në vendet e Lindjes së Mesme, janë njoftime për vendet e Lindjes së Mesme. Pikërisht është bërë për Shqipërinë, është lidhur specifik me territorin shqiptar. Ka dhe një element shtesë për faktin se këtu ndodhet opozita politike iraniane, e cila nuk është se ka munguar së bëri sulme apo shqetësim qeverisjen në Iran, siç ka ndodhur dhe më herët.
Shqipëria ka qenë dhe pre e sulmit kibernetik të madh përpara disa vitesh, si kundërpërgjigje e shtetit të Iranit dhe për shkak të të cilit Edi Rama atëherë ndërpreu dhe marrëdhëniet diplomatike në një rast të paprecedent, pra shkoi në ekstrem. Edhe mësyu në fakt në kampin e MEK-ut, le ta kujtojmë, marrja e kompjuterëve, ishte një incident. E di, po shtojmë si pjesë të logjikës që Edi Rama e përdori me idenë që nuk mund ta kthejmë Shqipërinë në një territor rreziku për shkak të problemeve që mund të ketë opozita me...
Pyetja e parë do ishte a ka një motiv. Po ajo ishte, ajo ishte qokë për amerikanët, të mos të hyjmë atje muhabeti, se ishte kohë kur Obama negocionte për, më fal, Biden negocionte për zbutjen e raporteve me Teheranin dhe sigurisht ne vasalët e përjetshëm duhet t'i bënim një akt. I bëmë një akt për t'i dhënë një, si të doni. Po. Pra, pyetja është që a ka një motiv që nga mbrapa që të mund të shqetësohet Shqipëria për t'u goditur dhe përgjigja e parë është që duhet një përgjigje e duhur nga presidenti i Republikës.
Sepse ne mund të ishim bashkuar për shembull vendimit të Bashkimit Europian që mori në fund të janarit, si të gjithë vendet potenciale për t'u anëtarësuar, të cilat ftohen për t'u bashkuar këtij qëndrimi. Me sa duket Shqipëria nuk i është bashkuar BE-së në fund të janarit, por doli me një rezolutë të kuvendit ndryshe nga çdo vend tjetër i botës, për të bërë edhe një qëndrim edhe më të ashpër dhe disporcional, mendoj unë. Shumë më të ashpër sesa kishte arsye.
Përveç motivit, është forma e sulmit. Cila mund të jetë forma e sulmit dhe a duhet të shqetësohet një qeveri e përgjegjshme në Shqipëri, teorikisht, është që Irani nuk sulmon vetëm me raketa, format e sulmit janë të ndryshme dhe sot forma më e pranishme e sulmeve është ato që quhen sulme hibride, që mund të bëhen edhe përmes aktorëve të tjerë madje, që mund t'i ketë bashkëpunëtorë Irani në rajon, aktorë proksi, që mund të jenë aktorë shtetëror dhe jo shtetëror.