Lufta ndaj Iranit - Houthi: S’do të qëndrojmë duarkryq ndërsa armiku arrin qëllimet e tij!
Abdul Malik al-Houthi, udhëheqësi i grupit rebel jemenas të mbështetur nga Irani, tha të enjten se grupi i tij mori pjesë në operacione të përbashkëta kundër SHBA-së dhe Izraelit duke nisur sulme me raketa dhe dronë këtë javë.
“Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq ndërsa armiku arrin qëllimet e tij, as nuk do t’ua lëmë të gjitha barrët të tjerëve sikur të mos jemi të shqetësuar”, tha ai gjatë një fjalimi televiziv.
Al-Houthi vlerësoi sulmet iraniane që shënjestruan interesat amerikane dhe izraelite në rajon, siç janë bazat dhe operacionet ushtarake thelbësore, duke thënë se operacionet e përbashkëta do të vazhdojnë.
Ai gjithashtu shprehu mbështetje për regjimin e Republikës Islamike dhe bëri thirrje për tubime solidariteti në Sanaa të premten./ AA.