Tentoi të godasë me sopatë të atin, arrestohet 46-vjeçari në Skrapar

Një 46-vjeçar nga fshati Prishtë, Skrapar, është arrestuar këtë të enjte, 2 prill pasi ka dhunuar prindërit e tij.

Sipas njoftimit të uniformave blu, 46-vjeçari ka tentuar të godasë me sëpatë të atin e tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 46 vjeç, banues në fshatin Prishtë, Skrapar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe ka tentuar të godasë me sëpatë, babanë e tij“, njofton policia.

Sakaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.