Kërkohej nga SPAK/ Vetëdorëzohet në Spanjë Eralbi Breçani

Eralbi Breçani, është vetëdorëzuar dhe më pas arrestuar nga policia Spanjolle, pasi ndaj tij ka një masë sigurimi “Arrest në burg” të lëshuar nga gjykata e posaçme në Tiranë.

Breçani, akuzohet për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të Strukturuar kriminal”.

Pritet që në ditët në vijim SPAK të dërgojë në Spanjë kërkesën zyrtare me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri, ku do i nënshtrohet procesit gjyqësor që tashmë ka nisur në gjykatën e posaçme.