Kërcënoi deputeten në Kuvend? Balliu - Ballës: Bën politikë me viktima, provokime të turpshme

Seanca parlamentare është përfshirë sërish nga tensione të larta, ku deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka lëshuar akuza të rënda nga foltorja e Kuvendit ndaj kreu të gru[it të PS taulant Balla.

Gjatë fjalës së tij për procedurë, Balliu deklaroi se Balla ka si mision të vetëm prishjen e seancave me “provokime të turpshme”. Duke e akuzuar se bën “lojëra politike” dhe “politikë me viktima”, Balliu zbuloi një episod të rëndë që sipas tij ka ndodhur në sallë.

Sipas deputetit demokrat, kolegu i tij nga mazhoranca ka kërcënuar deputeten e PD-së, Elda Hoti. “Vjen me paturpësinë më të madhe dhe kërcënon një deputete, duke i thënë ‘guxohu këtu dhe ta tregoj unë’,” tha Balliu me tone të ashpra.

“Çfarë do të tregojë ky vemje? Çfarë do t’i tregojë? Të çohet dhe të na tregojë çfarë do t’i tregojë. Jepja fjalën tani dhe të na tregojë se çfarë do t’i tregonte Elda Hotit ky po të kalonte atje. Dhe të shikojmë pastaj se çfarë i tregojmë ne këtij”, shtoi Balliu, duke e përshkallëzuar më tej situatën e tensionuar në sallën e parlamentit.

Klevis Balliu: Tani, të nderuar, kryetar, ky zotëria këtu çdo seancë parlamentare vjen vetëm me një mision: të prishi këtë seancë parlamentare me provokime të turpshme. Në qoftë se ju e kishit me vërtetë kaq për zemër, e keni Bashkinë e Shkodrës dhe të kishit organizuar ceremoni, nuk e organizoni. Se ju e keni kujtesë të ligë atë për veten tuaj, kurse ne e kemi dashuri për partinë dhe vlerat, parimet që ne përfaqësojmë në këtë sallë. Kurse ju e keni për lojëra politike. Dhe ka që në mëngjes që bën politikë vetëm me viktima. Dhe duhet të kishte ikur jashtë qysh herën e fundit.

Ndërkohë vazhdon këtu, vjen dhe provokon edhe opozitën dhe familjet e atyre, të cilët kanë dhënë jetën. Dhe i njëjti njeri që e propozon, është ai që kërkon të shkatërrojë parlamentin. Ndërkohë që kishim një seancë normale, dhe vjen me paturpësinë më të madhe dhe kërcënon një deputete, duke i thënë, guxohu këtu dhe ta tregoj unë. Çfarë do të tregojë ky vemje? Çfarë do t'i tregojë? Të çohet dhe të na tregojë çfarë do t'i tregojë. Jepja fjalën tani dhe të na tregojë se çfarë do t'i tregonte Elda Hotit ky po të kalonte atje. Dhe të shikojmë pastaj se çfarë i tregojmë ne këtij…