Hipokrizia e PS me ‘2 Prillin’/ Strazimiri nxjerr FOTO-n: Provokim! Ja qëndrimi juaj në ’91-shin
Seanca plenare është përfshirë sërish nga tensione të larta, ku deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka lëshuar një sërë akuzash të rënda në drejtim të mazhorancës socialiste dhe kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Duke e nisur fjalën e tij me tone të ashpra, Strazimiri e cilësoi një kërkesë të socialistëve për një minutë heshtje për të rënët e 2 Prillit 1991 si një “provokim”, pasi një gjest i tillë vjen nga partia që mban përgjegjësi për atë ngjarje.
“Është provokim fakti që kjo parti kërkon një minutë heshtje për dëshmorët e 2 Prillit. Kërkoni falje për faktin dhe shprehni pendesë që i vratë dhe pastaj flasim. Përndryshe, nëse e çon përpara këtë provokim, këtu do të bëhet nami”, deklaroi Strazimiri.
Strazimiri: Është provokim fakti që ky në emër i kësaj partie kërkon një minutë heshtje për dëshmorët e 2 prillit, në një kohë kur i vetmi akoma ku është kamera? Të lutem, fokusoje pak. Ky është sinjali që keni dhënë ditën e parë që është mbledhur parlamenti i turpit, mbas vrasjes së tyre. Vetëm deputetët e Partisë Demokratike janë këtu për të nderuar kujtimin e tyre, të gjithë të tjerët i keni ulur, po hanë fara luledielli. Ky është qëndrimi që keni ju ende sot. Që unë i kërkoni falje për këtë veprim. Kërkoni falje për faktin dhe shprehni pendesë që i vratë dhe pastaj flasim. Përndryshe është një provokim i cili nuk mund të kalojë, mos prit orën të mblidhen, se këtu do të bëhet nami. Në qoftë se ti e çon përpara këtë provokim. Ju thashë dhe njëherë është provokim. Për këtë arsye, i keni vrarë ju, ky është qëndrimi që keni mbajtur ditën kur u kërkua para 30 vjet më parë, 35 vjet përpara nderime për ta. Të thanë që e çove parlamentin, e çon ti vazhdimisht në konflikt fizik dhe kjo është e vërtetë, ta kam thënë dhe unë disa herë. Kjo është përgjegjësi vetëm e jotja. Ky flet lapa-la këtu për gratë e opozitës, ti merre dhe dënon deputetet e opozitës për fyerje në seancë. Për fyerje të deputeteve socialiste, e cila është, do të do të më lejoni t'jua them këtë, është mision i pamundur t'i fyesh. Është mision i pamundur t'i fyesh, nuk e kanë cilësinë të fyen. Kanë qëndruar krah për krah në këtë parlament me 19 kriminelë të çertifikuar, tutorë prostitutash, vrasës, narkotrafikantë. Nuk janë fyer. Përkundrazi, kanë dalë, kanë provokuar konflikt fizik këtu dhe mbas asaj janë janë promovuar ministra. Kështu që këtu, mbas kësaj, të thuash se këtu mund të fyet njeri nga fjala, është mision i pamundur. Këtu ka një problem, Niko Peleshi. E vetmja mundësi që të bashkëjetojmë në këtë sallë është të respektohet kjo rregullore dhe ne o do flasim, o do konfliktohemi. Sa herë ti neglizhon atë listën e folësve atje, këtu ka konflikt.