Irani pohon se Ngushtica e Hormuzit është e hapur për anijet që nuk kanë lidhje me SHBA-në dhe Izraelin

Teherani lejon anijet të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin e naftës, nëse "ato nuk i përkasin agresorit dhe nuk janë të lidhura me të", tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme iraniane.

Në një intervistë me kanalin televiziv Newzroom Africa, Esmail Bagaei thotë se anijet do të lejohen të kalojnë nëpër ngushticë pas koordinimit të nevojshëm me autoritetet iraniane.

Duke folur për konfliktin më të gjerë, Bagaei tha se Irani nuk do të tolerojë një "cikël vicioz lufte, negociatash dhe armëpushimesh".Në qershor të vitit të kaluar, SHBA-të u përfshinë në luftën dymbëdhjetëditore midis Iranit dhe Izraelit me sulme ndaj disa objekteve bërthamore dhe ushtarake iraniane.

“Ata thanë se do të ndalonin, kështu që ndaluan dhe pas nëntë muajsh filluan përsëri”, tha Bagae, sipas BBC-së.