FOTO/ Start i çmendur në Serie A, Juve-Milan-Inter nisin ‘luftën’ në distancë

Serie A nisi dje me fitoren e pastër 3-0 të kampionëve të Juventusi me Cagliarin, ndërsa po me këtë rezultat iu përgjigjën sot Milani dhe Interi, shkruan SYRI.net.

Milani fitoi në transfertë ndaj Crotones, kurse Interi në shtëpi me Fiorentinën. Të tre ekipet pretendente e nisin mbarë aventurën në Serie A, duke treguar se ky do të jetë një sezon me mjaft rivalitet.

Gjithashtu fitore në javën e parë regjistruan edhe Napoli, Sampdoria e Chievo, ndërsa Lazio-Spal dhe Bolognia-Torino e Sassuolo-Genoa përfunduan në barazim.