SYRI TV/ Braçe denoncon bunkerizimin e qeverisë: Kuvendi zvarrit interpelancën

Deputeti socialist Erion Braçe denoncoi sot bunkerizimin e qeverisë dhe institucioneve me mosdhënie informacioni dhe zvarritje të interpelancave. Braçe u shpreh se institucionet zvarrisin dhënien e informacionit, ndërsa u shpreh se prej disa javësh Kuvendi nuk I jep të drejtën për interpelancë me Ministrin e Bujqësisë.

Syri TV

Në një kohë që qeveria dhe të gjithë institucionet janë shndërruar në bunker për dhënie informacioni, duket se të penalizuar nuk janë vetëm qytetarët dhe opozita. Ky bunkerizim sot është konfirmuar në Kuvend edhe nga Erion Braçe, i cili denoncoi se si nuk arrin të marrë informacion e se si i zvarritet interpelanca me ministrin e Bujqësisë.

Erion Braçe kohët e fundit ka shtuar retorikën kritike, pas shprehjes së ambicies për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës. E teksa deklaroi në mbledhjen e Asamblesë se do të dalë si i pavarur në rast mosmbështetje nga Partia Socialiste, duket se hapësirën më të madhe të lançimit të ambicies së tij e ka gjetur pikërisht brenda strukturave të kësaj force politike.