Merkato e Juventusit: 25 milionë euro ulje pagash për të firmosur me emrat e mëdhenj
Juventusi planifikon një rikonstruksion të madh gjatë merkatos së verës, por duke ruajtur kujdesin ekonomik.
Administratori Damien Comolli duhet të monitorojë me saktësi shpenzimet, ndërsa kërkesat e trajnerit Luciano Spalletti fokusohen te lojtarët me përvojë, që mund të udhëheqin skuadrën drejt trofeve.
Për lojtarët mbi 30 vjeç, shpenzimet për kartonin mund të jenë minimale, por pagat duhet të jenë në nivel të lartë për t’i bindur ata të bashkohen me klubin.
Emrat e ëndrrave për bardhezinjtë janë të njohur: Alisson Becker për portën, Bernardo Silva për mesfushën dhe Robert Lewandowski për sulmin.
Alternativa të tjera janë Leon Goretzka dhe Randal Kolo Muani.
Për të realizuar këto goditje, Juventusi duhet të shkurtojë 20-25 milionë euro nga paga e lojtarëve aktualë.
Më i paguari është Dušan Vlahović, i cili nëse largohet, kursen 12 milionë euro. Shpenzimet mund të reduktohen edhe nga Jonathan David, Lois, Filip Kostić dhe Arkadiusz Milik.
Teun Koopmeiners, i ardhuri i madh i 2024-ës, paguhet 4 milionë euro, shifër që duket e lartë për rolin e tij.
Shuma tjetër për shkurtime pritet nga largimet e mundshme të lojtarëve si Michele Di Gregorio, Mattia Perin, Edon Zhegrova dhe Juan Cabal.
Para se të firmosë yjet e rinj, Juventusi duhet të lirojë hapësirë në buxhet dhe të kompletojë merkaton me mençuri.