Unë besoj Ambasadën amerikane dhe jo karagjozin Rama!
Nga Petrit Vasili/
Ambasada amerikane ka bërë një njoftim shumë serioz lidhur me risqet që i kërcënohen Shqipërisë nga Irani.
Goditja nga Irani i ajatollaheve i objektivave të caktuar edhe mjaft larg territorit te tij është një fakt i njohur botërisht.
Edhe që në Evropë ka një regjim alerti të shtuar për shkak të luftës në Iran këtë kushdo e konstaton boll të lexojë mediat e huaja.
Edhe që Shqipëria ndryshe nga çdo vend evropian ka strehuar opozitën iraniane edhe ky është një fakt.
Edhe që përfaqësues më të lartë të Iranit të ajatollahëve kanë folur publikisht me urrejtje ndaj Shqipërisë gjithashtu edhe ky është fakt i njohur gjerësisht.
Edhe që SHBA dhe shërbimet inteligjente të saj janë në elitën botërore të informacionit të besueshëm për aktet agresive dhe terroriste në botë, e veçanërisht të Iranit me të cilin janë në luftë edhe kjo dihet më së miri.
Gjithashtu dihet që në Shqipëri Edi Rama nuk garanton asnjë lloj niveli të besueshëm sigurie dihet botërisht.
Edhe që Rama sulmoi me polici kampin e opozitës Iraniane në Manëz dihet dhe është parë nga të gjithë.
Edhe që Edi Rama gënjen pa ju dridhur syri dhe pastaj kur ndodhin ngjarje të renda thotë: " keshtu ndodh në gjithë botën", dihet prej kohësh.
Edhe që Shqipëria si narkoshtet i ka dorëzuar informacionet më sensitive në duart e kriminelëve shqiptarë e ndërkombëtarë këtë e ka marrë vesh gjithë bota.
Edhe që shërbimet inteligjente në Shqipëri veprojnë me urdhërat politikë të Ramës dhe jo bazuar në profesion dhe në raportet me shërbimet simotra të huaja e ka kuptuar edhe më i fundit.
Ndaj unë i besoj Ambasadës Amerikane dhe kurrë një karagjozi të shitur si Edi Rama që guxon e shkruan si më poshtë:
"Ambasada e SHBA jep rregullisht alarme të tilla, madje edhe kur dalin në protestë grupe opozitare që djegin kazanët e mbeturinave apo gjuajnë me molotov për të dalë në fotografi në gazetat e huaja, por agjencitë ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë nuk kanë asnjë informacion shqetësues lidhur me këtë hamendësim të ambasadës amerikane".
Ndaj mos bëni kurre gabim ti besoni një kryeministri të tillë të papërgjegjshëm, të korruptuar dhe të inkriminuar deri në grykë.
Une i besoj Ambasadës Amerikane dhe kurrë karagjozit Edi Rama.