Përmbyset autobusi, dhjetra të plagosur

Një autobus me targa greke ka dalur nga korsia në rrugën Shkup – Veles.

‘Rreth orës 19 në rrugën Shkup – Veles, në afërsi të punktit dimëror Kulla, autobus me targa kombëtare greke ka humbur kontroll dhe ka dalur nga korsia. Në vendin e ngjarjes janë të pranishëm ekipe të ndihmës së shpejtë dhe automjete të policisë. Bëhet fjalë për nxjerje të të lënduarve’, vërtetojnë nga MPB.

Nga aksidenti janë plagosur 20 persona.