E padëgjuar më parë/ Rama mbyll lokalin se po këndon Frederik Ndoci

Policia ka mbyllur një lokal në Velipojë gjatë kohës që po këndonte këngëtari Frederik Ndoci. Pronari i lokalit i cili i ka kërkuar arsyen policisë për këtë mbyllje të pazakonshme, është surprizuar nga përgjigja që ka marrë.

Policët i kanë thënë se urdhri për mbylljen e lokalit është dhënë nga kryeministri Edi Rama. Kjo ngjarje është bërë publike nga një qytetar i quajtur Besnik Kastrati. Ndërkohë që nuk kanë munguar as ironitë apo dhe komentet kritikuese në drejtim të kryeministrit Rama.