Çfarë do të hajë ekuipazhi i Artemis II në bord?

Ndërsa raketa Artemis u lançua me sukses, dalin në dritë gjithnjë e më shumë detaje mbi mënyrën se si do të jetë jeta për ekuipazhin në anijen kozmike gjatë misioneve të ardhshme drejt Hënës.

Një nga pyetjet që ka ngjallur më shumë kureshtje është ushqimi i astronautëve. Sipas të dhënave të publikuara, menuja e përgatitur për misionet Artemis është e pasur dhe e larmishme, me plot 189 artikuj ushqimorë.
Në këtë menu përfshihen mbi 10 lloje pijesh, pesë salca pikante dhe plot 58 tortilla, të cilat konsiderohen praktike për konsum në kushte mikrograviteti.

Pijet e disponueshme

Astronautët do të kenë në dispozicion një gamë të gjerë pijesh, si:

• Kafe dhe çaj jeshil

• Smoothie me mango dhe pjeshkë• Pije me çokollatë dhe vanilje për mëngjes

• Limonatë dhe lëng molle

• Pije me ananas dhe kakao

• Pije me luleshtrydhe për mëngjes

Ushqimet më të zakonshme

Menuja përfshin gjithashtu ushqime të ndryshme të balancuara:

• Tortilla dhe bukë gruri e hollë

• Byrek me perime dhe kiç

• Salçiçe për mëngjes

• Kuskus me arra dhe sallatë me mango

• Granola me boronica, bajame dhe arra kaju

• Viçi i tymosur (brisket)

• Gratin me brokoli, fasule jeshile dhe makarona me djathë

• Sallatë frutash tropikale, kungull i kuq dhe lulelakër

Salcat pikante në hapësirë

Një detaj interesant është prania e pesë llojeve të ndryshme të salcave pikante, të cilat do të “fluturojnë” bashkë me ekuipazhin rreth Hënës, duke i dhënë ushqimit më shumë shije në kushte ku shqisat mund të ndikohen nga mikrograviteti.

Aditivët ushqimorë

Për të pasuruar vaktet, astronautët do të kenë edhe:

• Shurup panje, mjaltë dhe reçel luleshtrydhesh

• Çokollatë të lyer dhe gjalpë kikiriku

• Mustardë të nxehtë dhe salcë pikante

• Kanellë dhe gjalpë bajamesh

Ëmbëlsirat në orbitë

Edhe dëshirat për ëmbëlsira nuk janë lënë pas dore. Në menu përfshihen:

• Biskotat dhe çokollatë

• Tortë dhe bajame në sheqer

• Ëmbëlsira me fruta dhe puding

Këto detaje tregojnë se ushqimi në hapësirë nuk është më vetëm funksional, por edhe i menduar për të ruajtur moralin dhe mirëqenien e ekuipazhit gjatë misioneve të gjata.