Berat/ Arrestohet 66-vjeçari, mbante armë zjarri dhe municion luftarak pa leje në magazinë

Një 66-vjeçar është vënë në pranga në Berat, pasi u kap duke mbajtur armë zjarri, armë gjahu dhe municion luftarak pa leje në magazinën e tij.

Si rezultat i veprimeve policore, u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale B. T., 66 vjeç, banues në fshatin Galinë, Berat. Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri (pushkë), një armë gjahu (çifte), si dhe municion luftarak, të cilat ai i posedonte pa leje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.