E rrahu burrin e bëri për spital/ Arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Pejë
Një shtetase e Shqipërisë është arrestuar në Vitomiricë të Pejës, pasi kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike ndaj burrit.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara pas marrjes në pyetje, me vendim të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.
“Vitomiricë 01.04.2026-12:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë pasi që e njëjta dyshohet se ka shkaktuar dhunë psiqike dhe fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./ Indeksonline/