'Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA ka logjikë'/ Muzhaqi: Duhet forcim urgjent i mekanizmave mbrojtës

Paralajmërimi i Ambasada Amerikane në Tiranë për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin ka rritur shqetësimin për sigurinë në Shqipëri.

Eksperti i sigurisë Ergys Muzhaqi deklaroi se kërcënimi ka bazë reale, por theksoi se vendi ka mangësi në reagimin e shpejtë dhe mungesë infrastrukture të fortë sigurie. Sipas tij, Shqipëria mbështetet më shumë te përkushtimi individual sesa te një sistem i konsoliduar.

Ai shtoi se, megjithëse vendi është pjesë e NATO, vonesat në aktivizimin e mekanizmave mbrojtës e bëjnë kritik momentin e parë të reagimit.

Muzhaqi theksoi se nevojitet forcim urgjent i kapaciteteve të brendshme për të përballuar kërcënime të mundshme.

Muzhaqi:

Padyshim që konfirmoj që të gjitha qëndrojnë dhe kanë logjikë, logjikë shtetërore dhe logjikë institucionale përtej logjikës së sigurisë personale të çdo çdo shtetasi shqiptar. Përsa i përket pastaj mbrojtjes nga jashtë, vazhdojmë të jemi në të njëjtën ide. Unë, nuk më pëlqejnë aq shumë këto gjërat nga jashtë, pa arritur më përpara standartet e mia të brendshme. Pra në momentin që nuk e kemi ne infrastrukturën tonë, as edhe politike, siç e shprehu zoti Mediu, pra ne nuk kemi një shtet funksional, i cili funksionon nëpërmjet institucioneve të tij, secili sipas vendit dhe pozitës që ka. Po kemi vetëm një pronar të shtetit, i cili drejton çdo institucion sipas qejfit të vet. Madje madje ndonjëherë as nuk ka nevojë me i drejtuar fare, se thotë një llafe aty dhe të gjithë vijnë në rresht. Edhe kjo nuk është, nuk është asgjë e mirë, që është edhe një pjesë e përgjigjes së pyetjes tuaj, sepse kjo tregon ë mosfunksionalitet të aparatit tonë shtetëror, siç do të duhet  ta kishim.

E përsa i përket aftësisë tonë për t'u përballur, unë mendoj që ne nuk jemi në nivelin zero. Po më tepër i mbështetemi, le të themi patriotizmit dhe dëshirës së mirë të shumë individëve tanë apo të shumë ë, anëtarëve në strukturat tona të sigurisë, edhe në strukturat tona shtetërore, sesa mënyrës se si e kemi ndërtuar, zyrtarisht dhe institucionalisht, mekanizmin tonë mbrojtës. Përsa i përket pastaj angazhimit të NATO-s, përherë unë jam skeptik, jo sepse NATO-ja do të braktisë legjislacionin që ka miratuar, edhe shtetin që ka pranuar, siç është Shqipëria, në gjirin e saj. Po është gjithnjë ai risku i parë, rreziku më i madh dhe më eminent, është momenti i parë i reagimit. Pra ne nuk kemi ë, të fortë edhe të të strukturuar edhe efikas, momentin tonë të parë të reagimit. Sepse në qoftë se NATO-ja do futi nenin pesë në në në funksionim për të mbrojtur vendin anëtar, siç është Shqipëria, nga një sulm hipotetik, apo i pritshëm, apo i mundshëm.

Ka një hapësirë kohore të konsiderueshme aty. Pra nga momenti që perceptohet sulmi si i tillë, që ne nuk kemi mjetet tona perceptuese. Po do t'i besojmë po mjeteve perceptuese të të shteteve aleate, duke nisur nga Turqia, apo Greqia, apo Italia, apo vende të tjera. Që nga perceptimi. Pastaj do merret një vendim politik, që do ta fusin nenin pesë në lëvizje apo jo. Pastaj do kalojë ky në komandën ushtarake. Pastaj komanda ushtarake do kalojë në veprime në terren. Pra në ngritjen e avionëve eventualisht për të na mbrojtur. Po ka kaluar ajo koha, që do na duhej ne për t'u rritur ë interesat tona. Po flasim për atë sulmin nga larg ë, gjithnjë.

Kurse sulmi tjetër, që foli zoti Mediu dhe bashkohemi në të njëjtën pikë, që mund të ndodhë me metoda të tjera, pra me metoda terroriste, me metoda të infiltrimit, me agjentë ndoshta të fjetur, që mund të kemi informacion, mund të mos kemi informacion tonin apo të organizatave partnere në në territorin e Shqipërisë, apo në territore mike me ne, që na vijnë nga atje, pra qëndrojnë të fshehur atje, po vijnë ta ta konsumojnë aktin e tyre të sulmit në në territorin tonë. Pra të gjitha këto gjëra na e vështirësojnë pak punën. Pa dashur të përhapim panik, po na e vështirësojnë punën, sepse nuk më duket se kemi ngritur një infrastrukturë solide, ë, alerte pra të gatshme për t'i perceptuar këto gjëra dhe për të reaguar ne të parët. Dhe mua më shqetëson, le të themi defiçenca në aftësinë për të reaguar ne të parët, derisa NATO të aktivizojë mekanizmin e saj ë mbrojtës. Ajo ka funksionuar me sukses. Ka funksionuar me sukses në Turqi, në mënyrën se si janë interceptuar dhe rrëzuar raketat që kanë kaluar atje, që duhet thënë nga ana e Iranit nuk janë lëshuar me objektiv, po janë lëshuar më tepër me, me qëllim strategjik për të kërcënuar në një farë mënyre, pra jo për të qëlluar diku.

Funksionuan mirë me sa di unë edhe mbrojtja greke në një rast, e cila pati ë, efikasitet në reagimin e saj. Në Shqipëri ne nuk kemi bërë as teste në lidhje me këto lloj gjërash, në dijeninë time. Nuk e di zoti Mediu njohurinë në fushën e përgatitjes ushtarake e ka shumë më superiore se natimen. Po me sa di unë as, as prova teknike nuk kemi bërë se si konkretisht dhe sa kohë do të zgjaste një reagim i NATO-s në mbrojtje të interesave tona territoriale si shtet. Dhe kjo është ajo që më shqetëson më tepër.