VIDEO/ Kalaja: Për Irena Gjokën kam 29 dosje, është një qelb që po gllabëron sistemin e drejtësisë

Avokatja Adriana Kalaja e ftuar në Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, ka bërë deklarata të forta lidhur me gjyqtaren Irena Gjoka, duke u shprehur se, disponon 29 dosje me materiale që, mjaftojnë për ta çuar atë përpara drejtësisë.

Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Kalaja akuzoi institucionet e drejtësisë për mosveprim, duke përmendur në mënyrë të drejtpërdrejtë Altin Dumani dhe strukturën e SPAK. Ajo theksoi se hetimet janë zhvilluar në mënyrë të pjesshme ose nuk janë zhvilluar fare.

Sipas saj, problematika është përhapur në disa institucione kyçe të drejtësisë, duke përfshirë KLGJ, ILD dhe Prokurorinë e Përgjithshme, të cilat ai i akuzoi për vendimmarrje të dobëta ose mungesë hetimi efektiv.

Duke iu referuar ligjit për dekriminalizimin dhe ligjit për statusin e magjistratit, Kalaja shtoi se këto kritere, nuk janë respektuar në momentet kyçe të karrierës së gjyqtares, përfshirë emërimin dhe më pas ngritjen në detyrë.

‘Kanë shkelur atë detyrën dhe ligjin, që kanë pushuar një çështje me kaq shumë prova.

Ka halle të mëdha sepse unë dua t'i them edhe prokurorëve të SPAK-ut, kryesisht Altin Dumanit, sepse dora kryesore në këtë çështje është e Altin Dumanit, që çfarëdo që të bëjnë ato, 29 dosjet që unë disponoj, ka mjaftueshëm material për ta çuar këtë person përpara ligjit dhe jo për interesat personale as të Adrianës, as të zotit Berisha, as të zotit Malltezi, as të Partisë Demokratike.

Ky është një qelb, qelb brenda sistemit të drejtësisë që, e ke parasysh atë qelbin që sa më shumë ta lësh, aq më shumë përhapet? Pra, nëse ne në 2024-ën flisnim për një dhe ka shumë rëndësi ëh, për një dënim penal dhe administrativ, pra flisnim për dënimin penal dhe për dy ekpulse, ne sot flasim për përhapjen e këtij qelbi në gjithë institucionet e drejtësisë. Sot kemi një vendimmarrje pa vendimmarrje të KLGJ-së.

Sot kemi një vendimmarrje të ILD-së që me sa duket jo më kot është bërë pushimi i çështjes që të ndikojë dhe tek vendimmarrja. Sot kemi një hetim pa hetim të Prokurorisë së Përgjithshme. Sot kemi një hetim pa hetim të SPAK-ut vetë. Pra, shikoni vetë se si është përhapur kjo e keqe brenda sistemit të drejtësisë dhe lidhur me këtë, unë jo se kam ndonjë shpresë se kjo çështje do të zgjidhet qoftë në gjykatë, qoftë në hallkat e tjera të gjyqësorit. Jo, për ta lidhur me 2004-ën.

Dua t'i kujtoj publikut që, në rastin konkret, se thashë, e shikoj dhe nga sulmet që po më bëhen këto radhë, në rrjetet sociale, por edhe ajo që dëgjoj nëpër studio televizive, që kjo gjë ka ndodhë me të gjithë shqiptarët, shumë shqiptarë kanë tentuar të kalojnë kufirin me pashaporta falso. Jo. Dua t'i kujtoj publikut që në 2002-shin dhe në 2003-shin, në kohën pra që janë falsifikuar pashaportat e Irena Gjokës, Sparta Manekut, personi ka qenë gjyqtare.

Dhe në figurën, në figurën e gjyqtarit nuk mund të marri përsipër të konsumojë vepra penale të falsifikimit.

Ndërkohë, përveç kësaj vepre penale, që nuk është fokusi i gjithë këtyre veprimeve që ne kemi bërë, ne themi, pse në momentin që këto duhej të deklaroheshin, nuk janë deklaruar? Dhe në rastet precedente, ne kemi patur qoftë gjyqtarë të përjashtuar dhe të dënuar, po qoftë dhe drejtues të bashkisë apo ish-ministra, të cilët për shkak të mosdeklarimit, jo të padijenisë, askush nga ata nuk është prezuuar i pafajshëm për shkak të padijenisë. Kemi patur madje kryetari i bashkisë, ish-kryetari i bashkisë së Kavajës, ka qenë 13 vjeç kur është dënuar penalisht. Po askush nuk mori në konsideratë as parashkrimin, as padijeninë.

Pra, ligji e përcakton, ligji i dekriminalizimit. Ndërkohë, që ka shumë rëndësi për publikun, të themi që ligji 96 i 2016-ës që flet për statusin e magjistratit, e përcakton si kriterin e parë skualifikues. Pra magjistrati nuk duhet të ketë dënim penal.

Është një kriter skualifikues. Pra, ne kemi të bëjmë me këtë gjyqtare e cila nuk ka përmbushur kushtet në 2019-ën, kur ka plotësuar formularët për të marrë mandatin e magjistratit, po kështu në 2022-shin kur është bërë kryetare e gjykatës’, u shpreh ndër të tjera Adriana Kalaja gjatë bisedës në SYRI TV.