'Shteti, lavatriçe' - Saraçi: Jo vetëm në ndërtim, pastrimi i parave në supermarkete dhe kompani taksish
Jo vetëm në ndërtim, pastrimi i parave po bëhet në shumë sektorë të ekonomisë shqiptare. Madje vetë shteti është shndërruar në lavatriçe të pastrimit të parave, thotë Romir Saraçi, kryeredaktori i Syri Tv, i ftuar sot në studion e emisionit “Task Force’.
“Futja e parave të pista nuk është hapja e vendeve të punës por shkatërrimi i xhepave të shqiptarëve. Paraja e pisët ka bërë deformimin e parikuperueshëm për 50 vitet e ardhshme për Shqipërinë. Shteti është shndërruar në lavatriçe e parave. Ndërtimet janë vetëm një sektor, por pastrami i parave ka vite që bëhet me VKM, ligje të posaçme, me status të investitorit strategjik. Është shteti i vënë në dispozicion të pastrimit të parave.
Çfarë është një kompani që kapital minimal e merr koncesion 100 milion euro ndërkohë s’ka as kapital as mjete, as kapital për të marrë kredi bankare për të vënë në shërbim të koncesionit. Shohim kompani që lindin nga hiçi dhe marrin ndërtime rrugësh me kosto 10 milionë euro.
Pastrimi i parave tashmë ka infektuar dhe biznese të përditshme si supermarketet dhe shërbimet e taksive. Një hetim i thjeshtë nga autoritetet tatimore mbi planet e biznesit dhe deklarimet vjetore të subjekteve do të mjaftonte për ta zbuluar
Ajo që është shqetësuese është fakti se sot po pastrohen para supermarkete. Mbahen supermarkete të cilat janë me humbje. Mjafton një, hetim prokurorie, një hetim pranë drejtorisë së tatimeve dhe të shohë planet e biznesit, deklarimet që bëjnë këto supermarkete në fund të vitit.
Ndërkohë tregu i taksive ka njohur një lulëzim të paprecedentë. Tirana paraqitet si një rast unikal në Europë, me një numër disproporcionalisht të lartë kompanish taksie në raport me popullsinë, duke e renditur këtë treg si mjetin më efikas për të pastruar para, pas industrisë së basteve.
“Ka lulëzuar sot në Shqipëri tregu i taksive.
Çfarë janë taksitë? Pas basteve, këto janë, këto janë mjetet më të mira për pastrimin e parave. Tiranë me 1 milion banorë, sa veta përdorin taksi në Tiranë, ndërkohë që janë qindra kompani taksish.
Andi Tela: Nuk ka asnjë kryeqytet evropian me këtë zhvillim taksish siç e kemi ne në Shqipëri. Nuk ka, nuk ka.
Eshtë me provë. Ka kompani të caktuara në aeroportin e Rinasit, të cilët japin fatura stratosferike përsa i përket kur, kur t'i japin si faturë dhe kur bën si pagesë, bëjnë pagesa qesharake, domethënë çmimet më të lira në në Europë. Dhe çfarë sjellin të gjitha këto gjëra? Sjellin atë deformimin me pasoja të drejtpërdrejta te shqiptarët"