Macron dhe kryeministrja japoneze surprizojnë në Tokio, imitojnë Dragon Ball para medieve
Pas përfundimit të konferencës së përbashkët për shtyp në Tokio, Emmanuel Macron dhe Sanae Takaichi surprizuan audiencën duke imituar lëvizjen e famshme ‘Kamehameha’, valën e energjisë nga filmi i animuar Dragon Ball.
Gjesti i tyre simbolik u pa si një shenjë afrimi kulturor mes Francës dhe Japonisë, duke pasur parasysh se Franca është importuesja më e madhe në botë e mangave japoneze. Macron, i njohur për pasionin e tij ndaj këtij zhanri, theksoi rëndësinë që manga ka për të rinjtë dhe për trashëgiminë kulturore.
‘Ne duam të bëjmë më shumë për mangën. I duam pothuajse aq sa ju. Të rinjtë tanë i duan këto libra dhe historitë e tyre, dhe ne duam të vazhdojmë t’i zhvillojmë dhe të luftojmë piraterinë’, u shpreh presidenti francez.
Takimi mes dy udhëheqësve në Tokio u fokusua gjithashtu në çështje të sigurisë dhe bashkëpunimit industrial, duke vendosur baza për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, ku kultura dhe industria kreative mbeten elementë kyç.
🔴 Image insolite : à la fin de de son discours et alors qu’il est en visite officielle au Japon, Emmanuel Macron réalise un Kamehameha, aux côtés de la Première ministre japonaise Sanae Takaichi pic.twitter.com/nfaObTuURZ