Irani hedh poshtë pretendimet e Trumpit se Teherani ka kërkuar armëpushim: 'Gënjeshtër'

Ministria e Jashtme e Iranit hedh poshtë deklaratën e presidentit Donald Trump i cili tha se Irani ka kërkuar armëpushim. Ai e quajti 'të rremë dhe të pabazë”.

Televizioni shtetëror iranian raporton se këto komente janë bërë nga zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baqaei.

Reagimi vjen pasi Trump deklaroi më herët në një postim në Truth Social se “presidenti i ri i regjimit” në Iran, pa e përmendur me emër, kishte kërkuar armëpushim, duke shtuar se ai do ta shqyrtonte këtë kërkesë “kur Ngushtica e Hormuzit të jetë e hapur, e lirë dhe e sigurt”.