VIDEO/ Ky trajner nuk përmbahet, shihni si feston si i çmendur për golin e fitores

Chelsea ka regjistruar fitoren e parë në Premierligë për sezonin 2017/2018, pasi mposhti 2-1 Tottenhamin në “Wembley”.

Golin e tri pikëve Chelsea e gjeti në minutën e 88-të përmes mbrojtësit, Marcos Alonso, që kishte shënuar edhe golin e parë në pjesën e parë.

Ky gol ngriti në festë “Blutë e Londrës”, por më së shumti trajnerin italian, Antonio Conte, që njihet për festime të çmendura.