• Lajme
    • Web TV
    • Kuriozitete
    • Arte & media
    • Sociale
    • English
    • Shëndet
    • Tjera
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Kosova
  • Botë
    • Rajoni
  • Kulturë
  • Shkencë
    • Teknologji
  • Sport
  • Jetë/stil
  • Trashëgimi
    • Histori

Turneu UEFA Development U-16 / Shqipëria humb në ndeshjen e parë kundër Japonisë

17:36, 01/04/2026

Shqipëria U-16 e nisi pasditen e sotme aventurën në turneun “UEFA Development” me përballjen ndaj Japonisë. Në ndeshjen e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Armand Dama u mposhtën me rezultatin 1-2, pas një sfide të luftuar deri në fund. Golin e vetëm për përfaqësuesen kuqezi e realizoi Mattia Avni Xhemali.

Trajneri Armand Dama e nisi takimin me këtë formacion titullar: Marsid Hoxha (GK), Drion Ibrahimi, Rian Nezaj, Jon Ajvazi (c), Aend Cekrezi, Sebastian Sina, Angelos Como, Tom Keqi, Haxhi Rrena, Fabio Hysemi dhe Lorent Zhara.

Pjesa e parë u mbyll pa gola. Në pjesën e dytë, stafi teknik aktivizoi disa lojtarë nga stoli, duke u dhënë mundësi pothuajse të gjithë futbollistëve të grumbulluar të marrin minuta.

Shqipëria kaloi në avantazh në minutën e 69-të me golin e Xhemalit, por Japonia reagoi shpejt, duke barazuar në minutën e 78-të me Aoyama Haru dhe duke përmbysur rezultatin vetëm katër minuta më vonë. Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-2.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”, Suedia mposhti Austrinë 1-0.

Kuqezinjtë U-16 do të zbresin sërish në fushë më 3 prill, ku do të përballen me Suedinë në orën 14:30 në “Shtëpinë e Futbollit”. Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV.

Lexo edhe:

FOTO/ Revolucioni i Flamingove mbërrin në Kupën e Botës në SHBA

Ralf Rangnick e konfirmon: Refuzova Milanin për të vazhduar me Austrinë

Mbrëmje historike për Manuel Neuer, parakalon legjendën Mateus