", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/April/01/auto_Screenshot_301775051036.jpg", "width": 900, "height": 655 } }

Tayna: Kjo grua më është bërë inspirim, kur të rritem dua të bëhem si Moza

Poetja Mimoza Ahmeti është bërë pjesë e spektaklit Ferma VIP, i cili ka nisur së fundmi dhe ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.

Së fundmi, ajo është parë duke kënduar këngën “Si ai” të artistes Tayna, moment që nuk ka kaluar pa u vënë re nga vetë këngëtarja.

Tayna ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, ku ka shpërndarë videon dhe ka shprehur vlerësimin e saj për Ahmetin.

“Kjo grua m’u ka bo inspirim. Kur t’rritna, mundësisht du m’u bo si Moza. E duuuu”, ka shkruar ajo.

Dhe jo vetëm për artisten e famshme nga Prizreni.Moza tashmë është bërë virale edhe në rrjete sociale, duke u komentuar për çdo gafë që po bën brenda.

Ajo për pak ditë u shpall edhe e preferuara e publikut në spektaklin e lartpërmendur. /Telegrafi

View this post on Instagram

A post shared by Mimoza Ahmeti (@mimozaahmeti_official)