Ndryshime në Drejtorinë e Burgjeve/ Lirohet nga detyra Klevis Qose, emërohet Adriatik Kupi
Është liruar nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose. Vendimi është marrë nga Ministri i Drejtësisë, i cili ka firmosur shkarkimin e tij nga ky post.
Burime bëjnë me dije se në vend të Qoses është emëruar Adriatik Kupi.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar mbi arsyet e këtij ndryshimi, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë detaje lidhur me këtë vendimmarrje dhe prioritetet e drejtuesit të ri.
Ndërkohë, kujtojmë që drejtori i ri Adriatik Kupi ka mbajtur më parë detyrën e administratorit të Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë.
Ai ka qenë edhe drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH).