Trump: Gjithmonë e dija që NATO ishte një 'tigër letre', edhe Putini e di këtë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka theksuar edhe një herë në një intervistë për gazetën Telegraph se po e shqyrton seriozisht mundësinë e tërheqjes së SHBA-së nga NATO.
Presidenti amerikan e krahasoi përsëri Aleancën me një “tigër letre”, ndërsa theksoi se edhe presidenti rus, Vladimir Putin, e di këtë.
“Nuk u binda kurrë nga NATO. Gjithmonë e dija se ishte një tigër letre, dhe edhe Putini e di këtë, meqë ra fjala.”
“[NATO] ka ndryshuar, nuk njihet më”, tha ai.
Trump ka sulmuar ashpër aleatët javët e fundit pasi i ka akuzuar se nuk kanë ndihmuar në konfliktin në Iran dhe në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur vendet që kishin nevojë për mbështetjen e saj, përfshirë Ukrainën, edhe pse “nuk ishte problemi ynë”.
Lidhur me Mbretërinë e Bashkuar, ai tha: “Ju as nuk keni marinë. Jeni shumë të vjetër dhe keni pasur transportues aeroplanësh që nuk funksiononin.”