Rikthimi i vizave/ Reagon Bushati, nuk është ....

Për Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, fajin për kthimin e vizave për Shqipërinë, nuk e ka as droga dhe as korrupsioni, siç thonë holandezët, por e ka opozita shqiptare.

Dy ditë më parë qeveria holandeze propozoi kthimin e vizave për Shqipërinë, pasi sipas saj saj janë rritur grupet kriminale shqiptar edhe kërkesat për azil.

Por kreut të diplomacisë shqiptare nuk i bëjnë përshtypje këto deklarata, pasi sipas tij ato janë klithmat e dëshpëruara të opozitës shqiptare.

 “Gjinkallat e dëshpëruara të 25 Qershorit po i kalojnë ethet e gushtit me klithma për kthimin e vizave! Shërim të shpejtë”- shkruan Bushati në ‘Facebook’.