SPAK kërkoi mbylljen e çështjes së Irena Gjokës, më 21 prill GJKKO shqyrton dosjen
Kërkesa e SPAK për pushimin e çështjes ndaj gjyqtares Irena Gjoka do të shqyrtohet më 21 prill në orën 10:00.
Gazetari i SYTI TV, Fatjon Gjinaj, bën të ditur se seanca do të zhvillohet në Gjykatën e Posaçme dhe do të drejtohet nga gjyqtarja Marinela Osmani, e cila do të marrë në shqyrtim kërkesën e organit të akuzës për mbylljen e procedimit.
Në seancë pritet të jenë të pranishëm përfaqësues të SPAK, si dhe pala që ka bërë kallëzimin, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret pas vlerësimit të kërkesës dhe argumenteve të paraqitura nga palët.