Dëbora mbulon Elbasanin, Gramshin dhe Librazhdin/ Fshatrat mbeten pa energji elektrike
Këtë të mërkurë, reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe qarkun e Elbasanit, në lartësinë mbi 1000 metra.
Edhe zonat malore të Gramshit dhe Librazhdit këtë mëngjes janë zgjuar nën bardhësinë e dëborës.
Nuk raportohet të ketë probleme me rrugët, por gjatë natës temperaturat sërish shkojnë nën zero duke sjellë ngrica.
Në disa fshatra raportohet se ka mungesë të energjisë elektrike për shkak të erës së fortë. OSHEE ka bërë të ditur se po punohet për dëmet e shkaktuara nga moti i keq.