Robert Levandovski merr këtë vendimin pas eliminimit të Polonisë
Polonia mposhti Shqipërinë duke kaluar në finalen e madhe, por mbrëmë Suedia i eliminoi duke iu shuar ëndrrën për Botërorin.
Pas humbjes, kapiteni Robert Levandovski postoi një foto në rrjetet sociale që shkaktoi bujë të madhe.
Kjo mund të jetë paraqitja e tij e fundit për ekipin kombëtar të Polonisë.
Menjëherë pas fishkëllimës së fundit, zhgënjimi u skalit në fytyrën e kapitenit polak.
Ai eci vetëm në fushë dhe zbriti i vetëm në dhomat e zhveshjes.
Foton e hedhur në InstaStory e shoqëroi me këngën “Koha për të thënë lamtumirë” dhe menjëherë u bë nami në rrjet përsa i përket të ardhmes së tij.