Vetëvrasje, mite dhe fantazma: historia e frikshme e hotel Del Saltos
Sipas legjendës, populli indigjen Muisca hidhej nga ujëvara e Tekuendamësaty pranëpër t'u shpëtuar pushtuesve spanjollë. Thuhet se që atëherë, shpirtra të çuditshëm kanë bredhur në atë zonë.
Hotel del Salto, që përkthehet fjalë për fjalë "hoteli i kërcimit", thuhet se fantazma prej dekadash. Sot ai shërben si muze dhe ndodhet në Kolumbi, mbi një ujëvarë në lumin Bogotá.
Fillimisht ishte një vilë banimi e arkitektit Carlos Arturo Tapias. Në vitin 1928 u hap si hotel për vizitorët, por me pasoja të frikshme.
Pak përtej mureve të tij, aty ku ujëvara bie nga malet me mjegull, shumë njerëz janë hedhur drejt vdekjes, disa nga dëshpërimi, të tjerë të frymëzuar nga legjendat indigjene.
Edhe pas gati 100 vitesh, turistë nga e gjithë bota e vizitojnë këtë vend. Mitet, ngjarjet tragjike dhe historitë e mbinatyrshme vazhdojnë të tërheqin njerëz.
Tekuendama, emri i ujëvarës pranë hotelit, në gjuhën indigjene do të thotë "ai që bie poshtë".
Sipas një historie, vendasit hidheshin nga ujëvara për të mos rënë në duart e spanjollëve në vitet 1500. Por thuhet se ata nuk vdisnin, gjatë rënies shndërroheshin në shqiponja dhe fluturonin larg.
Një tjetër mit thotë se dikur Bogotá u përmbyt, por perënditë krijuan ujëvarën për të shpëtuar njerëzit, duke e bërë atë një vend shpëtimi.
Në këtë vend plot histori u ndërtua vila në vitin 1923, në San Antonio del Tequendama. Ajo kishte dritare të mëdha dhe stil francez, tipik për vitet 1920.
Vila u përdor për festa luksoze dhe në vitin 1928 u kthye në hotel.
Por në vitet 1930, për shkak të krizës ekonomike botërore, biznesi ra dhe nuk u rikuperua më si më parë.
Në vitin 1950 pati plane për ta zgjeruar hotelin, por ato dështuan. Me kalimin e kohës, ndërtesa u dëmtua dhe ndotja e rëndë e lumit Bogotá e përkeqësoi situatën.
Në vitet 1990 hoteli u mbyll përfundimisht. Ndërtesa bosh u vizitua nga njerëz që kërkonin fantazma dhe nga persona pa strehë.
Ndër vite, shumë njerëz u hodhën nga aty dhe vdiqën. Bashkë me legjendat indigjene, kjo ka bërë që shumë ta besojnë se vendi ka fantazma. Disa madje thonë se toka është mallkuar.
Fantazmat dhe ngjarjet e çuditshme
Vdekjet tragjike nuk ishin e vetmja gjë që trembte vizitorët. Disa klientë të hotelit kanë thënë se kanë parë figura të çuditshme brenda dhe jashtë ndërtesës.
Të tjerë kanë dëgjuar zëra të ulët në një gjuhë të panjohur, që mendohet të jenë shpirtrat e popullit Muisca.
Sipas një historie tjetër, një energji e errët e vendit e shtyu një mysafir të vriste një vajzë në një nga dhomat dhe gjaku i saj mbuloi muret. Thuhet se shpirti i saj ende shihet në dritare.
Kur hoteli ishte i braktisur, njerëzit thoshin se dëgjonin britma gjatë natës. Edhe rruga që të çon te hoteli ka pasur shumë rrëshqitje dhe aksidente, gjë që disa e lidhin me fenomene paranormale.
Edhe kur hoteli ishte i hapur, shumë vizitorë përfshiheshin në hetime policore për vdekje pranë ujëvarës, gjë që dëmtoi reputacionin e tij.
Turistët paralajmërohen ende të jenë të kujdesshëm natën, që të mos bien aksidentalisht nga lartësia. Disa kanë rënë edhe nga ballkoni, me dashje ose pa dashje.
Për më tepër, uji i ndotur dhe me erë e keqe i lumit Bogotá e bën vendin edhe më të frikshëm. Në disa pjesë të tij nuk mund të jetojë asgjë.
Hotel Del Salto sot
Në vitin 2011 nisi një projekt për restaurimin e ndërtesës.
Universiteti Kombëtar i Kolumbisë dhe një fondacion ekologjik bashkëpunuan për ta kthyer vendin në një qendër kulturore.
Në vitin 2013 u hap ekspozita e parë, që tregonte për natyrën dhe jetën nën tokë dhe ujë.
Sot, vizitorët mund ta vizitojnë vendin, por vetëm gjatë ditës, deri në orën 17:00, shumë përpara se, sipas legjendave, të dalin "shpirtrat". /AllThat'sInteresting – Syri.net